Rritet numri i të infektuarve nga lija e dhenve

Instituti i Shëndetit Publik

“Gjatë muajit mars, sëmundja infektive më e shpeshtë e regjistruar është lija e dhenve me gjithsej 825 persona të regjistruar. Ato përbëjnë 57.7 për qind të numrit të përgjithshëm të të sëmurëve në muaj dhe në grupin e dhjetë  të sëmundjeve infektive më të shpeshta për këtë muaj zënë 58,5 për qind. Krahasuar me muajin paraprak, është shënuar rritje e rasteve me linë e dheve për 24.8 për qind, ndërsa krahasuar me muajin mars 2023 është shënuar një rënie prej 9.4 për qind”.

Në grupin e infeksioneve të transmetueshme me gjak, janë regjistruar 19 të sëmurë. Janë raportuar nëntë raste të sifilizit, gjashtë raste të hepatitit B viral, tre të hepatitit C viral dhe një rast të infeksionit me klamidia.

Instituti i Shëndetit Publik

“Janë regjistruar edhe gjashtë raste të hepatit B viral dhe tre raste të infeksionit pneumokokal me diagnozë meningjit

 pneumokokal, të cilët sipas moshës nuk I nënshtrohen imunizmit sipas Kalendarit të Imunizmit të Detyrueshëm në Maqedoninë e Veriut, dhe nuk janë të vaksinuar kundër këtyre sëmundjeve”.

Marketing

Sipas raportit, dy rasye me shtyta infektive janë raportuar tek një person mbi 60 vjeç i pavaksinuar dhe tek një fëmijë i grupmoshës 5 deri në 9 vjeç. Ndërsa rasti i infektimit me zgjebsë, është regjistruar tek një shtetas i huaj nga Turqia.

Marketing