Rritja e çmimeve të derivateve të naftës, taksi kompanitë paralajmërojnë rritje të çmimit

Në qoftë se çmimi i dizelit vitin e kaluar ishte rreth 50 denarë për litër, tani është rreth 60 denarë. Edhe benzini ka rritje për më tepër se 10 denarë në krahasim me vitin e kaluar. Kjo ka ndikuar në xhepin e qytetarëve, e më shumë te ato që tërë kohës janë në timon

Marketing

“Rritja e çmimeve të derivative të naftës, sigurisht se ndikimin e saj e ka pasur edhe te vozitësit e taksive. Ata ankohen se harxhimet e tyre janë shtuar, ndërsa çmimi i taksive vazhdon të mbetet i njejtë”

Nga shoqata e kompanive të taksive të Qytetit të Shkupit theksojnë se nëqoftë se vazhdon rritja e çmimeve të dizelit dhe benzinit, siç janë paralajmërimet, ata do të detyrohen të rrisin edhe çmimin për taksi-shërbim.

“Me rritjen e çmimit të derivateve të naftës, biznesi i taksi kompanive është ngushtuar. Rregullisht ka pasur rritje të çmimit , mirëpo ne nuk kemi tentuar ta rrisim çmimin për taksi shrbim. Harxhimet më shumë i kemi nga derivatet e naftës. Ne deri tash nuk kemi prek te shërbimi i taksimetrit. Mirëpo tani ka paralajmërime se pçmimi i derivateve do të rritet më shumë dhe ne si taksi kompani do të mbiledhi dhe do ta shohim se ku e kemi llogarinë, a mund kështu të vazhdojmë apo jo” – u shpreh Kryetari i Shoqatës së taksi kompanive të qytetit të Shkupit, Ismail Limani.

Por nga shoqata e taksive thonë se rritja çmimit të derivateve të naftës nuk është i vemi problem me të cilin ata aballafaqohen.

Mungesa e stacioneve të taksit dhe problemi me taksistët pa licenca janë shqetësimet e tyre të tjera.

“Atje ku ka nevojë, aty të bëhet stacioni i taksive, mirëpo të rregullohet që ne mos të jemi pengesë për qytetarët. Të bëhen taksi-stacionet, të vihen tabelat dhe ne jemi më të lirë. Ka njëra anë policia na ndjek dhe na dënon, por nga ana tjetër nuk na ndihmon Qyteti i Shkupit” – deklaroi Limani.

Taksistët apelojnë që kërkesat e tyre të mirren parasysh. (Tvm2)

Marketing