Rritja e çmimeve të produkteve, Bekteshi: Ka rritje, por janë rritur edhe rrogat

Qeveria nuk vlerëson se në këtë moment duhet të ndërhyjë me ngrirje të çmimeve për të zbutur rritjen e çmimeve në treg.

Marketing

dhe pse gazetarët i treguan se shporta mujore është shtrenjtuar për 1 mijë denarë, ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi u kundërpërgjigj se edhe rrogat janë rritur.

“Duhet të kemi parasysh rritjen e pagave dhe të bëjmë një krahasim të ndikimit. Tashmë jemi duke bërë të gjitha analizat, në momentin që parashikojmë se mund të ketë goditje çmimesh, do të informojmë publikun në kohën e duhur. Për momentin nuk kemi të dhëna të tilla që kjo mund të ndodhë.”,- theksoi ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Bekteshi siguroi se kur të jetë nevojë qeveria do të merr vendim për ngrirjen e çmimeve, njësoj si edhe para një viti.

Marketing