Rritja e çmimit të karburanteve, veturat po bëhen luks (TABELA)

Për dallim nga tetori i vitit 2016, kur një litër benzinë shitej 64 denarë dhe një litër naftë 49 denarë, sot një lirë benzinë shitet me çmim prej 76 denarë, kurse për një litër naftë, qytetarët paguajnë 69 denarë. Kështu që, një qytetar që do të furnizojë makinën e tij me benzinë tani duhej të paguan 12 denarë më shumë për një litër benzinë apo 20 denarë për një litër naftë, shkruan gazeta KOHA.

Marketing

Qytetarët vendimin e fundit të Komisionit Rregullator për Energjetik (KRE) për rritjen e çmimit të derivateve të naftës e konsiderojnë si goditje të rëndë për xhepin e tyre, sepse po shnodërrohet në luks pasja e një veture dhe jo nevojë, siç ishte deri më tani.

“Çmimet e fundit të derivateve të naftës do të ndikojnë negativisht sa i përderet përdorimin të veturave, por edhe jetës në përgjithësi, sepse e dimë se me shtrenjtimin e derivateve, është shtrenjtuar edhe jetesa. Me siguri se shumica e qytetarëve në punë më nuk do të shkojnë më veturat e tyre. Mirë do të ishte sikur të kishim ndonjë alternativë tjetër, mirëpo qyteti i Shkupit shumë pak ka ndërtuar rrugica për biçikleta, sidomos në Komunën e Çairit, kështu që qytetarët e kësaj lagje e kanë të pamundur të përdorin biçikletën si mjet alternativë për të udhëtuar deri te vendi i punës”, thonë qytetarët.

Edhe njohësit e çështjeve ekonomike vendimin e fundi të KRE-së e vlerësojnë si një grusht plus për standardit jetësor të qytetarëve. Arben Halili, ekspert ekonomik, shprehet se në vend që të shpresojnë për jetë më të mirë, qytetarët edhe më tej vazhdojnë jetojnë në ankth dhe frikë ekonomike për shkak se rritjes së vazhdueshme të derivateve të naftës që dukshëm ndikojnë negativisht në gjendjen e financiare të tyre.

“Votimi i opsionit për një jetë më të mirë aspak nuk po i përmbush nevojat e qytetarëve. Siç e dini, edhe një pas një viti qeverisje nga kjo qeveri aktuale, aspak nuk vërehet se qytetarët po bëjnë një jetë më të mirë. Gjithsesi, rritja e çmimit të derivateve të naftës nuk duhet parë si ndonjë hap revolucionar, sepse nuk mund të pritet ndonjë efekt reflektues në përmirësimit e standardit jetësor të qytetarëve”, thotë Halili.

Ndryshe, të hënën, KRE miratoi vendimin për rritjen e çmimit të karburanteve. Tani, për një litër benzinë tani do të duhet paguar 76.5 denarë për litër benzinë, ose 69 denarë për një litër naftë. Rritjen e çmimit të derivateve, KRE e arsyetoi me rritjen e çmimin të papërpunuar të naftës në tregun botëror për 4.74 për qind. (koha.mk)

Marketing