Ballina Aktuale Rritja e infektimeve,kërkohet rikthimi i mësimit online!

Rritja e infektimeve,kërkohet rikthimi i mësimit online!


Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me kovid 19 nuk ka kushte për zhvillimin e mësimit me prani fizike vlerësojnë nga lëvizja për përkrahjen e mësimit online.

Marketing

Nga kjo lëvizje u bëjnë thirrje Qeverisë, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrisë së shëndetësisë të sjellin vendim që gjysëmvjetori i dytë të fillojë me mësim online.

“Ky grup numëron 15 mijë antarë. Ky grup ka pasur çdo herë peticione të fuqishme për mësimin online. Në emër të prindërve, mësimdhënësve të gjyshërve tanë sepse jetojmë në një banesë apo shtëpi pesë apo gjashtë persona ku distanca dhe izolimi janë të pamundura dhe me këtë virus do të infektohen të gjithë. Shkollat deri më tani nuk i janë përmbajtur protokolleve në gjysëmvjetorin e parë. Fëmijët infektoheshin në muajin nëntor dhe ky fakt është fshehur një pjesë e fëmijëve që mësonin online kanë përjetuar edhe mobing” – tha Ana Gligorova nga Lëvizja për përkrahjen e mësimit “online”.

Nga Mash thonë se vendimi do të sillet në koordinim me institucionet shëndetësore. MASH do të koordinohet me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komisionin për sëmundje ngjitëse për vendimin se si do t vijojë mësimi në gjysëmvjetorin e dytë 2021-2022.

Për vendimin që do të merret opinioni publik do të informohet në kohë. thuhet në kumtesën e MASH it.

Marketing
Exit mobile version