Rritje të rrogave për 10 për qind edhe për profesorët universitarë në Maqedoni

Për profesorët universitarë në Maqedoninë e Veriut do të ketë rritje të rrogave për 10 për qind, duke filluar nga janari. Për këtë janë dakorduar deputetët të cilët kanë pranuar marrëveshjen e Ministrisë së Arsimit me Sindikatën e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, e cila do të formalizohet me anë të Ligjit për pagesën e rrogave.

Marketing

Me propozimin e katër deputetëve, Kuvendi dje ka nënvizuar nevojën për sjelljen e ndryshimeve dhe plotësimit të ligjit me procedurë të shkurtuar dhe se kjo siç mësohet do të ndodhë gjatë ditëve në vijim. Në rast se do të kalojnë ndryshimet e ligjit, atëherë profesorët universitarë rrogën e janarit do ta marrin me rritje prej 10 për qind.