Ballina Aktuale Rritje të rrogave për 10 për qind edhe për profesorët universitarë në...

Rritje të rrogave për 10 për qind edhe për profesorët universitarë në Maqedoni

Për profesorët universitarë në Maqedoninë e Veriut do të ketë rritje të rrogave për 10 për qind, duke filluar nga janari. Për këtë janë dakorduar deputetët të cilët kanë pranuar marrëveshjen e Ministrisë së Arsimit me Sindikatën e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, e cila do të formalizohet me anë të Ligjit për pagesën e rrogave.

Marketing

Me propozimin e katër deputetëve, Kuvendi dje ka nënvizuar nevojën për sjelljen e ndryshimeve dhe plotësimit të ligjit me procedurë të shkurtuar dhe se kjo siç mësohet do të ndodhë gjatë ditëve në vijim. Në rast se do të kalojnë ndryshimet e ligjit, atëherë profesorët universitarë rrogën e janarit do ta marrin me rritje prej 10 për qind.

Marketing
Exit mobile version