Rroga më të larta për policët

Sindikata e pavarur e policisë kërkon rritje të pagave për 20 për qind nga janari i vitit 2019 në vend të rritjes së pagës që e paralajmëroi ministri i Punëve të Brendshme, që sipas sindikatës, do të jetë prej 400 deri në 700 denarë.

Marketing

“Po afrohet koha kur në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë duhet të dorëzohet Projekt buxheti për vitin 2019. Për atë arsye në vend të rritjes së turpshme prej 400 denarë për një polic, kërkojmë për të gjithë të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Brendshme rritje të pagave për 20 për qind nga janari i vitit 2019”, tha sot zëdhënësi i sindikatës, Dejan Sazdov para Ministrisë për Punë të Brendshme.

Sindikata e pavarur e policisë pyet dhe pse ministri i Punëve të Brendshme nuk dëshiron t’i pranojë për sindikatë përfaqësuese edhe pse i kanë rreth 3.000 anëtarë të cilët siç theksoi Sazdov, kërkojnë të protestohet deri sa të plotësohen kërkesat e tyre