Rrolling Stones pritet të dhurojë pasurinë marramendëse për bamirësi

Mick Jagger, Ylli i Rolling Stones ka deklaruar se grupi i rrokut mund të dhurojë 500 milionë dollarë për bamirësi. Shuma e parave do të mblidhet nëse grupi shet të drejtat për katalogun e këngëve të tyre të vitit 1971.

Marketing

Në një intervistë për Wall Street Journal, Jagger tha se “fëmijëve nuk u duhen 500 milionë dollarë për të jetuar mirë”.

Në vend të kësaj, ai preferon që të ardhurat e katalogut të shkojnë për bamirësi për të “bërë diçka të mirë në botë”.

Jagger nuk është i vetmi që ndan këtë mendim për pasurinë e tij, pasi të famshëm si Gordon Ramsay, Bill Gates, Sting dhe Elton John kanë treguar gjithashtu se nuk do t’u lënë pasuri të tepërt fëmijëve të tyre.

Ndërkohë grupi po përgatitet të nxjerrë albumin e tyre të parë me material origjinal në 18 vjet gjatë muajit tetor.