Rrotullohet një kamion me targa të Maqedonisë në autostradën Prishtinë-Ferizaj

Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën Prishtinë-Ferizaj, saktësisht në fshatin Babush.

Marketing

Rastin e ka konfirmuar për “Indeksonline”, Komandanti i Njësisë për kontrollë të autostradës, Skender Sadiku .

Ai ka thënë se nga ky aksident nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale të konsiderueshme.

Sadiku ka treguar se një kamion me targa të Maqedonisë është rrotulluar.
“Të lënduar nuk ka aksidenti është veç me dëme materiale pra është rrotulluar një kamion me targa të Maqedonisë, ka ndodhur në kycje të autostradës në fshatin Babush”, ka thënë Sadiku për Indeksonline.
Më tej, ai shtoi se Policia ende janë në vendin e ngjarjes të cilët po shikojnë me FSK dhe KFOR ndoshta munden me largu automjetin nga vendi.

Marketing