Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka folur së fundmi për Euronews rreth rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.
Ai theksoi se Shqipëria nuk është gati për t’u anëtarësuar për në BE, por është “më se gati për të hapur negociatat”.
Analisti Andi Bushati thotë se Shqipëria nuk është gati për të shkuar në Bruksel. Ai tha se vendi ynë ka probleme të theksuara, ku mes tyre veçoi vjedhjen e zgjedhjeve.
“Rama është mbreti i sipërfaqësores. Mos treni i Evropës ka ikur përpara, atëherë kur ne nuk ishim gati? Shikoni zgjedhjet e fundit, një shet që ka një administratë të korruptuar dhe të politizuar, një shet, e i cili vjedh të dhënat e qytetarëve të vet dhe askush nuk reagon. A mund të jetë ky shtet i gatshëm për Evropën? Rama ka dështuar me tetë vjet qeverisë e tij. Shqipëria nuk është shtet. Nuk vjen era shtet. Ky vend nuk quhet shtet dhe jo më të meritojë të shkojë në Bruksel”, tha Bushati.