Rruga Prishtinë – Shkup lëshohet brenda pesë ditëve

Brenda pesë ditëve, gjegjësisht më 1 qershor do të lëshohet për qarkullim rruga Prishtinë – Shkup, në shtegun Kaçanik-Hani i Elezit, ndërsa shpejtë pas kësaj do të hapet edhe një aks rrugor i autostradës “Arbën Xhaferi”, e cila do ta ndërlidh Prishtinën me vendkalimin kufitar Bllacë në kufirin me Maqedoninë, deklaroi për KTV-në zëvendësministri i Infrastrukturës së Republikës së Kosovës, Rexhep Kadriu.

Marketing

Kadriu ka konfirmuar se segmenti i autostradës “Arbën Xhaferi” do të lëshohet për qarkullim deri në Kaçanik. “Në qershor e hapim autostradën deri në Kaçanik, por nuk mund të them se kjo do të bëhet më 1 qershor pasi që datën e caktojmë bashkë me kryeministrin Haradinaj”, ka thënë Kadriu. Ai ka shtuar se autostrada deri në kufirin me Maqedoninë përfundon deri në fund të vitit. Rruga magjistrale Kaçanik-Hani i Elezit është bllokuar më 8 maj për shkak të rrezikut nga shembja e dheut.

Marketing