Rusët janë nisur në drejtim të Finlandës?

Mediat botërore janë alarmuar pasi një autor i panjohur ka regjistruar një video nga rajoni i Leningradit, duke pretenduar se në këtë video shihen automjete ushtarake të ushtrisë ruse duke lëvizur në drejtim të autostradës për në Helsinki.

Marketing

Sipas videos së publikuar në Twitter, ushtria ruse po transporton sistemin raketor të lëvizshëm të mbrojtjes K-300P Bastion-P.

Informacionet se kamionët po lëvizin drejt kufirit finlandez janë ende të pakonfirmuara.

Tensionet mes Rusisë dhe Finlandës, por edhe Suedisë, u ngritën në nivelin më të lartë pasi dy vendet, deri tani ushtarakisht neutrale, njoftuan se do të nisin procesin e anëtarësimit në NATO.