Rusia dëbon 14 diplomatë bullgarë në shenjë hakmarrjeje ndaj Sofjes

Rusia bëri të ditur të premten se po dëbonte 14 diplomatë bullgarë në përgjigje të vendimit “të pajustifikuar” të Sofjes për të dëbuar personelin diplomatik rus, ndërsa tensionet mes dy vendeve mbeten të larta pas nisjes së ofensivës së Moskës në Ukrainë.

Marketing

Ministria e Punëve të Jashtme ruse në një deklaratë të publikuar më 5 gusht tha se thirri ambasadorin bullgar Atanas Kristin dhe i dorëzoi atij një shkresë ku shkruhej se 14 punonjës diplomatikë bullgarë shpalleshin si “persona të padëshiruar” në Rusi.

Shumë vende evropiane kanë dëbuar diplomatët rusë pasi Moska dërgoi trupat ushtarake në Ukrainë më 24 shkurt, me Rusinë që i është kundërpërgjigjur në të njëjtën mënyrë.

Bullgaria në qershor bëri të ditur se po dëbonte 70 persona nga stafi diplomatik rus, numri më i madh i dëbuar njëherazi nga vendi ballkanik.Sofja njoftoi gjithashtu mbylljen e përkohshme të konsullatës së përgjithshme të Rusisë në Bullgari.

“Dëshirojmë të theksojmë se përgjegjësia për pasojat e këtyre hapave kundërprodhues i takon tërësisht qeverisë së Bullgarisë,” tha ministria e jashtme ruse.

“Ne besojmë se veprime të tilla jo vetëm që shkaktojnë dëme të konsiderueshme në lidhjet tradicionale midis vendeve tona… por gjithashtu dëshmojnë për degradimin e mëtejshëm të Perëndimit, i cili është i gatshëm të sakrifikojë interesat e partnerëve për të dëmtuar Rusinë,” thuhet në deklaratë.

Pasi presidenti rus Vladimir Putin dërgoi trupa në Ukrainë më 24 shkurt, shumë vende perëndimore vendosën sanksione të ashpra ndaj Moskës. Këto masa përfshijnë përjashtimin e disa bankave ruse nga sistemi i transaksioneve bankare “SWIFT”, një embargo ndaj eksporteve ruse, kufizime të investimeve, ngrirje të aseteve për zyrtarët e qeverisë dhe familjet e tyre dhe ndalimin e udhëtimit për shumë zyrtarë të rangut të lartë rusë.

Ju sugjerojmë

17:14 – 05/08/22aa
Rusia dëbon 14 diplomatë bullgarë në shenjë hakmarrjeje ndaj Sofjes

16:09 – 05/08/22aa
Lia e majmunëve/ SHBA shpall gjendjen e emergjencës shëndetësore

14:44 – 05/08/22aa
Lavrov: Rusia e gatshme të diskutojë shkëmbimin e të burgosurve me SHBA

14:19 – 05/08/22aa
Çështjet bërthamore: Takim mes Iranit dhe Rusisë në Vjenë

14:00 – 05/08/22aa
Vizitoi Tajvanin/ Kina sanksione ndaj Pelosit dhe famijes së saj

13:20 – 05/08/22aa
Manovrat në Tajvan, Shtëpia e Bardhë thërret Ambasadorin e Kinës

09:27 – 05/08/22aa
SHBA, Rusia dhe Kina marrin pjesë në Samitin e Azisë Lindore, çfarë ndodhi në sallë

08:29 – 05/08/22aa
“Dua paqe në Tajvan”, Pelosi reagon pas vizitës në ishull

21:29 – 04/08/22aa
Senati amerikan miraton anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

21:04 – 04/08/22aa
Pse po organizon Kina stërvitje rreth Tajvanit?

18:14 – 04/08/22aa
Rusi, basketbollistja amerikane dënohet me 9 vite burg

18:00 – 04/08/22aa
Ukraina nën presion në Lindje, ndërsa NATO paralajmëron Rusinë

16:36 – 04/08/22aa
Rusia kërkon 9.5 vjet burgim për basketbollisten amerikane

10:39 – 04/08/22aa
Pas vizitës së Pelosit në Tajvan, Kina lëshon raketa mbi ishull

09:55 – 04/08/22aa
62-vjeçari mbijetoi 16 orë brenda varkës së përmbytur në oqean

TË FUNDIT
Rusia dëbon 14 diplomatë bullgarë në shenjë hakmarrjeje ndaj Sofjes

17:14 – 05/08/22
3 viktima nga COVID-19 në Shqipëri, konfirmohen 808 raste të reja

17:03 – 05/08/22
Escobar:Asociacioni i komunave me shumicë serbe s’duhet të jetë shtet brenda shtetit

16:30 – 05/08/22
Ngjarja në Himarë, Gledis Nano letër disa institucioneve: Nuk keni zbatuar detyrimet

16:16 – 05/08/22
Mafia shqiptare e përfshirë në kartonin e verdhë të Granit Xhakës?

16:13 – 05/08/22
T T
Politika e Privatësisë

Te gjitha te drejtat e rezervuara Opinion © 2020 –
Dev by aplikacione.com