Rusia dëbon më shumë se 20 diplomatë gjermanë

Rusia njoftoi dëbimin e më shumë se 20 diplomatëve gjermanë, në atë që e cilësoi si kundërpërgjigje ndaj dëbimit masiv të stafit diplomatik rus nga vendi.

Marketing

Moska akuzoi Berlinin se mënyrë të vazhdueshme dhe demonstrative po shkatërron të gjithë skeptrin e marrëdhënieve mes Rusisë dhe Gjermanisë.

“Si kundërpërgjigje e veprimeve armiqësore të Berlinit, pala ruse ka vendosur të përgjigjet me të njëjtën monedhe dhe të dëbojë diplomatët gjermanë nga Rusia”, u shpreh zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova.

Deklarata e saj erdhi pak pasi ministria kishte denoncuar një tjetër dëbim masiv të punonjësve të ambasadës ruse në Berlini.
Rusia bëri të ditur gjithashtu se do të kufizojë numrin maksimal të punonjësve në misionet diplomatike gjermane në vend.
Gjermania nuk ka njoftuar në lidhje me ndonjë dëbim më herët, por një zyrtar i Ministrisë së Jashtme gjermane tha më 22 prill se të dyja palët kanë qenë në kontakt gjatë javëve të fundit, në lidhje me përfaqësitë e ambasadave dhe konsullatave.

Gazeta gjermane, Bild, tha se 34 nga 90 pjesëtarët e stafit gjerman në Rusi do të dëbohen. Gjermania prej vitesh ka ruajtur marrëdhënie të forta ekonomike me Moskën, veçanërisht në sektorin e energjisë ku ishte shumë e varur nga gazi rus.

Por, marrëdhëniet u përkeqësuan që prej nisjes së luftës në Ukrainë, teksa Berlin shtoi mbështetjen financiare dhe ushtarake për Kievin.