Bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës do të vazhdojnë më 1 prill.
Sipas negociatorit ukrainas, David Arakhamia, ky rund i bisedimeve do të mbahet ‘online’, teksa shtoi se Ukraina kishte propozuar qe liderët e të dyja vendeve të takoheshin, por qe Rusia ajo që e ka refuzuar një gjë të tillë, shkruan BBC.
Arakhamia tha se në bisedimet e së martës ishin bërë përparime të mjaftueshme sa për ta mundësuar një takim mes Zelenskyt e Putinit, teksa tha se janë duke pritur se çfarë do nënkuptojnë pretendimet e Rusisë se planifikon de-përshkallëzim të situatës në terren.