Rusia kundërshton propozimin e SHBA-së për zgjidhje të shpejtë për Kosovën

Beograd, 10. decembra 2019. - Direktor Instituta za Medjunarodnu politiku i privredu Aleksandar Djordjevic i ambasador Ruske federacije u Srbiji Aleksandar Bocan-Harcenko (na slici) tokom predavanja. Ambasador Bocan-Harcenko odrzao je predavanje na temu " Balkanska politika Ruske Federacije". FOTO TANJUG/ SAVA RADOVANOVIC / nr

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko ka kundërshtuar propozimin e SHBA-së për arritjen e një zgjidhjeve të shpejtë për Kosovën.

Marketing

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko nuk beson se ekziston një zgjidhje e shpejtë për çështjen e Kosovës, “përveç nëse bëhet fjalë për diçka që nuk është e pranueshme për Beogradin, si njohja e pavarësisë së Kosovës”.

“Më brengos dëshira për zgjidhje të shpejtë. Kjo duket e ngjashme me caktimin e afateve kohore që ishin arsyeja pse bisedimet e kaluara për Kosovën nuk kanë qenë të suksesshme. Mendoj për bisedimet e Ahtisarit dhe treshes së negociatave”, deklaroi ai gjatë një interviste për “Blic”, transmeton lajmi.net.

Kharchenko është pyetur për qëndrimin e SHBA-së që në afat të shkurtër kohor të arrihet një zgjidhje për raportet mes Beogradit dhe Prishtinës. Ai ka theksuar se Rusia gjithmonë ka qenë në mbështetje të vazhdimit të bisedimeve por “nëse do të kishim më tepër kohë, do të arrihej deri te avancimi dhe kompromisi”.

Kharchenko ka theksuar se është e nevojshme që urgjentisht të përmbushet kërkesa e Beogradit për heqjen e taksës nga Kosova për mallrat nga Serbia. Në sugjerimet se nga SHBA vijnë kërkesa që Serbia në atë rast duhet ta ndalojë fushatën kundër njohjeve të Kosovës së pavarur, ambasadoru ris ka thënë se qëndrimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq është “plotësisht në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.

“Nuk ekzistojnë lidhje mes dy temave. Dëshirat janë vetanake për tërheqjen e njohjeve të shpallur njëanshëm si pavarësia e Kosovës, duke nënkuptuar se Kosova nuk është shtet, do të thotë paraqet shkelje të drejtës ndërkombëtare, ka pasoja jo vetëm për rajonin por edhe ashpërson gjendjen ndërkombëtare. Edhe ky proces i përshtatet Rezolutës 1244”, tha ai, transmeton lajmi.net.

Ai ka shtuar se Moska do të përfshihet në bisedime nëse ftohet nga Beogradi por se “marrëveshja nuk merret në konsideratë pa Rusinë dhe aprovimin e Këshillit të Sigurimit”.

“Derisa nuk ka kompromis, Rezoluta 1244 është aty. Dejtoni mund të themi se solli rezultat në negociata. Të gjata, intensive dhe në heshtje. Për këtë arsye them se është jashtë realitetit të arrihet një zgjidhje e shpejtë dhe e mirë për Kosovën” porosit Kharchenko i cili insiston se bisedimet e plota duhet të kthehen në themelet e Rezolutës 1244.

I pyetur se si e sheh marrëveshjen mes Beogradit dhe Prishtinës për krijimin e një lidhje ajrore dhe hekurudhore, Kharchenko ka thënë se kjo i përshtatet rajonit, por beson se është e vështirë të mendohet se fluturimet do të realizohen brenda natës. Megjithatë, ai beson se çdo hap në atë drejtim është i mirë.

“Ne kemi biseduar shumë herë dhe mundohemi të formojmë lidhje në terren sepse ato janë më të mira për njerëzit, për shkëmbim tregtar. Ato forcojnë besimin e ky është drejtimi i duhur për tek bisedimet dhe kompromisi”, përfundoi ai.

Marketing