Ballina Lajme Botë Rusia lëshon urdhër arresti për Yulia Navalnaya

Rusia lëshon urdhër arresti për Yulia Navalnaya

Një gjykatë në Moskë ka lëshuar një urdhër arresti në mungesë për Yulia Navalnaya, gruan e politikanit të ndjerë të opozitës rus, Alexey Navalny.

Marketing

Gjykata e Qarkut Basmannyy në Moskë akuzoi Navalnaya për “pjesëmarrje në një organizatë ekstremiste”, tha zëdhënësja e saj Kira Yarmysh në një postim në mediat sociale, raporton CNN.

Alexey Navalny vdiq më 16 shkurt në një burg në Siberi ku po vuante një dënim 19-vjeçar pasi u shpall fajtor për krijimin e një komuniteti ekstremist, financimin e aktivistëve ekstremistë dhe krime të tjera.

Ai po vuante tashmë dënimet prej 11 vitesh e gjysmë në një strukturë të sigurisë maksimale për mashtrim dhe akuza të tjera që ai gjithmonë i kishte mohuar dhe pretendonte se ishin të motivuara politikisht.

Navalny ishte lideri më i lartë i opozitës në Rusi dhe kaloi vite duke kritikuar Putinin, i cili ka qenë në pushtet për gati një çerek shekulli. Vdekja e tij erdhi disa javë përpara zgjedhjeve presidenciale të vendit, më 15 mars./

Marketing
Exit mobile version