Rusia me 200 mijë raste, Putin bën daljen e parë në publik prej javësh

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin u ka thënë rusëve se ata janë të pathyeshëm kur qëndrojnë së bashku, teksa u përpoq të dërgonte një mesazh uniteti pasi numri i rasteve me Covid-19 në vend arriti në të pestin më të lartë në botë.

Marketing

Duke iu drejtuar kombit në një fjalim në festimet e Ditës së Fitores, Putin i thirri kujtesës së veteranëve të vendit që luftuan në Luftën e Dytë Botërore.

“Veteranët tanë luftuan për jetën dhe kundër vdekjes, dhe ne gjithmonë do të përpiqemi të jemi në lartësinë e tyre të frymës së unanimitetit dhe qëndrueshmërisë,” tha ai pasi vendosi një tufë me trëndafila të kuq në memorialin e luftës në Kremlin.

“Ne jemi të bashkuar nga kujtesa jonë e përbashkët, shpresat dhe aspiratat, si dhe një ndjenjë e përgjegjësisë së përbashkët për të tashmen dhe të ardhmen. Ne e dimë dhe besojmë fuqimisht se kur qëndrojmë së bashku, jemi të pathyeshëm”, shtoi Putin.

Kjo ishte dalja e parë publike e Putin prej javësh të tëra. Dita e Fitores, shënon humbjen e Gjermanisë naziste dhe është një nga ngjarjet më të respektuara publike të Rusisë dhe i ofron Presidentit një platformë për të promovuar atdhetarinë që është një gur themeli i mbështetjes së tij popullore.

Pandemia e detyroi Putinin të shtyjë paradën kryesore ushtarake vjetore në Sheshin e Kuq të Moskës që tregon pajisjet më të sofistikuara ushtarake të Moskës. Megjithatë ai e bëri të qartë që planifikonte të zhvillonte paradën e zakonshme kur të ishte koha e duhur.

Numri i rasteve me COVID-19 në Rusi u rrit me 10 mijë të tjera këtë të shtunë duke e çuar totalin rreth 200 mijë.

Marketing