Ballina Lajme Botë Rusia ndërpreu gazin për Poloninë e Bullgarinë,euro ulje rekord kundrejt dollarit

Rusia ndërpreu gazin për Poloninë e Bullgarinë,euro ulje rekord kundrejt dollarit

Euro ka shënuar rënien më të madhe në 5 vite kundrejt dollarit amerikan pasi Gazprom i Rusisë njoftoi që do të ndërpriste furnizimin me gaz në Poloni dhe Bullgari.

Marketing

Sipas Sky news Euro ra në 1,0586 dollarë dhe është hera e parë në pesë vjet që ka rënë nën 1,06 dollarë.

Euro është monedha e vetme që ka rënë me më shumë se 4% deri më tani, dhe po shkon drejt humbjes së saj më të keqe mujore në më shumë se shtatë vjet.

Pasiguria në Ukrainë ka bërë që tregtarët të heqin dorë nga euro duke favorizuar dollarin si më të sigurt.

Exit mobile version