Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, përjashtoi mundësinë që Rusia të botojë karikatura fyese mbi Islamin, raporton Anadolu Agency (AA).
“Ekzistenca e një mediumi të tillë në vendin tonë është absolutisht e pamundur, përfshirë në aspektin e legjislacionit aktual”, tha Peskov.
“Rusia është pjesërisht vend musliman, ka deri në 20 milionë muslimanë në Rusi, dhe në Rusi, ku, natyrisht, feja themelore është krishterimi, më shumë ne kemi të krishterë që jetojnë këtu, ajo që është unike e vendit tonë është pikërisht në natyrën e tij multi-etnike dhe multi-fetare, dhe të gjitha besimet jetojnë me respekt të plotë për njëri-tjetrin”, shtoi zëdhënësi rus.
Komentet e tij erdhën pas një skandali që u provokua nga revista franceze Charlie Hebdo, e cila botoi karikatura mbi Islamin, duke dëmtuar ndjenjat e miliona muslimanëve.
Botimet e karikaturave kanë shkaktuar zemërim dhe një valë protestash në gjithë botën islame si dhe fushata për të bojkotuar produktet franceze.