Ballina Lajme Rajon Rusia paralajmëron ndërtimin e një baze ushtarake në Serbi

Rusia paralajmëron ndërtimin e një baze ushtarake në Serbi

Rusia po synon që ta ndërtojë një bazë ushtarake në territorin e Serbisë.

Marketing

Këto pretendime i bëri ambasadori rus në Serbi, Aleksandr Botsan-Kharchenko të hënën, raporton Euroweeklynews.

“Ngritja e një baze ushtarake ruse në Serbi është një çështje sovrane e vendit. Plus, është një çështje e interesave të Rusisë”, tha ai në një intervistë për SM News.

Ky lajm vjen pas raportimeve se një statujë e dhuruar nga Bashkimi Sovjetik, u hoq nga piedestali i saj në Helsinki, Finlandë, duke zemëruar kështu Rusinë.

Kujtojmë se Serbia është një shtet miqësor me Rusinë dhe nuk ka vendosur asnjë masë sanksioni ndaj tyre, përkundër pushtimit rus në Ukrainë.

Marketing
Exit mobile version