Rusia paralajmëron sërish NATO: Çdo mjet që dërgon armë në Ukrainë shkatërrohet

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, përsëriti sërish paralajmërimin e Moskës se do të shkatërrohen pajisjet e NATO-s që do të dërgohen në Ukrainë.

Marketing

“Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në NATO vazhdojnë të pompojnë armë në Ukrainë,” tha Shoigu. Çdo transport i Aleancës së Atlantikut të Veriut që mbërrin në territorin e Ukrainës me armë ose materiale për forcat e tyre të armatosura konsiderohet nga ne si një objektiv legjitim për shkatërrim.

Shoigu theksoi se automjetet e NATO-s me armë dhe municione për trupat ukrainase do të shkatërrohen në vend.

Paralajmërimi i tij i fundit erdhi pasi raketat ruse goditën disa lokacione të martën në Ukrainën perëndimore dhe qendrore, për të cilat zyrtarët ukrainas thanë se ishin një përpjekje për të shkatërruar infrastrukturën e transportit të vendit.

Në konferencën e së mërkurës, Shoigu shtoi se ushtria ruse, së bashku me njësitë e Republikave Popullore të Luhansk dhe Donetsk, po zgjerojnë kontrollin mbi territoret e dy rajoneve.

Komentet e tij u raportuan nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti.

Marketing