Rusia: Rrëzuam dy dronë ukrainas afër Moskës

Rusia tha se ka rrëzuar dy dronë ukrainas afër Moskës të mërkurën. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se një dron u rrëzua afër një aeroporti të madh në jug të qytetit dhe një në perëndim të Moskës.

Marketing

“Një përpjekje nga regjimi i Kievit për të kryer sulm terrorist me dronë është parandaluar mbi territorin e rajonit të Moskës”, tha Ministria e Mbrojtjes së Rusisë.

“Dy dronë janë shkatërruar nga mbrojtja ajrore”, u tha në njoftim.

Një dron u rrëzua afër Domodedovo, ku gjendet një prej aeroporteve më të mëdha ndërkombëtare të Rusisë dhe një tjetër fluturake u rrëzua afër autostradës së Minskut, tha kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin.

Autoritetet ruse thanë se nuk ka viktima e as dëme. Kievi, që shmang konfirmimin e sulmeve të mundshme në territorin rus, ende nuk ka reaguar për këto pretendime të Moskës.

Javëve të fundit janë shpeshtuar pretendimet e autoriteteve ruse për sulme të dyshuara ukrainase në Moskë apo në gadishullin e aneksuar ukrainas të Krimesë.

Marketing