Rusia vendos në Bakhmut mbi 10 mijë ushtarë shtesë

Në ditën e 585 të luftës në Ukrainë, Kievi ka bërë me dije se Rusia ka përqendruar më shumë se 10,000 trupa në rajonin e Bakhmutit.

Marketing

Lajmi vjen në një kohë kur një sulm masiv me dron i nisur gjatë natës nga ushtria ruse në rajonin Cherkasy të Ukrainës qendrore ka goditur strukturat ku magazinohet gruri.

Kreu i shërbimit për shtyp të Grupit Lindor të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Ilya Yevlash tha për United Neës se vendosja e re e trupave është plotësuar me regjimente tankesh dhe grupe të motorizuara dhe ajrore.

“Sa i përket Bakhmutit, armiku ka përqendruar forca të konsiderueshme atje, më shumë se 10 mijë njerëz. Dhe tani ka beteja të ashpra“, tha Yavlesh, duke shtuar se nuk ka prova që tregojnë se Kremlini planifikon të largohet nga qyteti.

Marketing