Ruskoska kërkon vazhdimin e paraburgimit për Janevën

Shefja e Prokurorisë për ndjekjen të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskovska kërkoi që të zgjatet paraburgimi i ish-shefes së PSP-së Katica Janevës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Marketing

Siç mëson “Nova”, propozimi për zgjatjen e paraburgimit sot në mëngjes është dërguar në Gjykatë.
Paraburgimi i Janevës skadon ditën e premte. Ajo u arrestua pasi që prokuroria dyshoi për përfshirje e saj në rastin “Haraçi”.

Avokatja e Janevës, Irena Frçovska ka njoftuar se do të kërkojë shfuqizimin e masës së paraburgimit për ish-prokuroren speciale, Katica Janeva.
Ajo tha se po kërkojnë që Katica Janeva të lirohet, për të cilën ata kanë propozuar masa të tjera sigurie, si dhe garanci të pasurive të patundshme.