Ballina Lajme Maqedoni Rustemi: Asfaltuam rrugën Shipkovicë, Brodec dhe Veshallë

Rustemi: Asfaltuam rrugën Shipkovicë, Brodec dhe Veshallë

Drejtori i NP “Rrugët Shtetërore ” Ejup Rustemi tha se institucioni që ai e drejton ka një program ambicioz në të cilën përveç ndërtimeve të autostradave dhe rrugëve regjionale kemi edhe në programin tonë për rehabilitimin e gjithë rrugëve regjionale dhe atyre magjistrale informon Tetovasot .

Marketing

Përveç kompanive të tjera që i angazhojmë për rehabilitimin e rrugëve regjionale dhe magjistrale gjithashtu e kemi edhe programin vjetor me NP”Rrugët e Maqedonisë së Veriut ” në të cilin kemi një program prej 700 milion denarë ku është paraparë rehabilitimi i rrugëve regjionale përcjellë Tetovasot.

Një prej atyre rrugëve regjionale është ajo që lidh Tetovën me Kodrën e Diellit, Shipkovicë, Brodec dhe Veshallë. Për këtë janë ndarë 30 milion denarë në të cilën “Madekonija pat” do ta bëjë realizimin.
Ai tha se kemi edhe akset tjera regjionale në Komunën e Tetovës gjegjësisht aksi Tetovë -Bërvenicë dhe tranziti nëpër Tetovë.

Gjithashtu është në përfundim e sipër edhe zgjedhja e një kompanie për realizimin e rehabilitimit të rrugës më frekuentuese në RM, pra ajo Tetovë-Jazhincë.

Pjesa prej te Drenoveci dhe deri në Poroj e Xhepçisht do të realizohet tani sepse është më e dëmtuar.

Jemi në përfundim e sipër për zgjedhjen e projektuesit për qarkore e Tetovës e cila do të jetë nga Zona e lirë ekonomike. Këtë vit ai tha se do ta kemi projektin dhe pastaj vitin e ardhshëm do të bëhet realizimi i projektit tha drejtori Rustemi .

Ai në Shipkovicë ku ishte së bashku me kryetaren e Komunës Teuta Arifi dhe Bekim Memetin, drejtor i NP Rrugët e Maqedonisë së Veriut foli edhe për projektin ideorë Tetovë-Prizren të cilën sipas drejtorit Ejupi është vënë në program tashmë këtu afër ku duhet të kalojë kjo rrugë.
Ai tha se vetë kam caktuar një takim me ministrin e Transportit të Republikës së Kosovës për të caktuar pikën e përbashkët dhe më pas të fillojnë procedurat për projektimin.
Të tilla investime kemi jo vetëm në Tetovë por edhe në Gostivar, Kumanovë, Shkup dhe në çdo zonë tjetër tha Rustemi .

Marketing
Exit mobile version