Ballina Aktuale Rustemi: Vetëm bashkërisht mund të zgjidhim problemet

Rustemi: Vetëm bashkërisht mund të zgjidhim problemet

Unë nuk kam shkop magjik që të zgjidh problemet e grumbulluara me vite. Kështu deklaroi drejtori i përgjithshëm i Postës së Maqedonisë së Veriut, Ejup Rrustemi, pas reagimit të djeshëm të të punësuarve me kontrata në vepër, që kërkojnë rritje të pagave, rregullim të statusit të tyre dhe përmirësimin e kushteve të punës.

Marketing

Drejtori tha se në këto momente nuk ka mundësi financiare dhe nuk jep premtime deri në përmirësimin e kushteve financiare të postës. Rrustemi bëri thirrje që të angazhohen të gjithë që të kalopjnë nga humbja në fitim, që më pas të kenë mundësi për zgjidhje të të gjitha problemeve që paraqiten.

“Prandaj unë ju kam thënë atyre dhe do të them edhe tani, të angazhohemi të gjithë si punëtorë te postës në qoftëse të gjithë angazhohemi me një diciplinë dhe një rregull, me një punë kualitative ku të gjithë qytetarët të kenë të kënaqur, unë jam i bindur se posta e Maqedonisë do të del e kënaqur dhe posta e Maqedonisë të del në fitim dhe të gjithë do të jenë nga të ardhurat”., deklaroi drejtorini Postës së Maqedonisë Ejup Rrustemi.

Rrustemi sqaroi më tej se punëtorët e kontraktuar janë të angazhuar në bazë të ligjit për shërbim të komunikacionit postar, dhe ata duhet të punojnë kur ka nevojë ad hoc për angazhimin e postierëve shtesë, megjithatë i pyetur se çfarë ndodh me fatin e personave që kanë punuar me vite në këtë institucion dhe nga mospagesa e kontributeve do të mbeten pa pension, Rrustemi tha se i vjen keq për një gjë të tillë nënvizoi se transformimi nga postierë të kontraktuar në postierë të rregullt bëhet vetëm me hapjen e konkurseve të rregullta të postës. Rrustemi tha se për shkak të kushteve të këqija ekonomike, gjatë vitit 2018-2019 nuk ka pasur më shumë se nëntë punësime, ndërkaq nënvizon se me konkursin e ri ata kërkojnë punëtorë për sportele dhe jo postierë dërgesash.

“Mu më vjen keq që kemi persona të tillë që punojnë me vite si postierë të kontraktuar, mirëpo nëse punon si një postier i kontraktuar ai punon vetëm në atë status dhe atë status e ka në bazë të ligjit për shërbim të komunikacionit postar, nuk mund të vijë në acancimin e tij brenda strukturave të shoqërisë aksionare. Ai së pari duhet të jetë i punësuar me vendim pune në shoqërinë aksionare dhe pastaj në bazë të punës të ketë avansime në punë. Ligji është i tillë, nga 2016 nuk ka pas punësime, ose vetëm 9 punësime në 2018-2019 dhe ky është punësimi i cili në bazë të kapaciteteve mund të bëhen 80 punësime të reja”, shprehet Ejup Rrustemi.

Pas deklaratës për media, drejtori priti edhe të punësuarit që dje protestuan para postës së Maqedonisë së Veriut. Ata e pyetën se çfarë mund të presin, por përgjigjja e drejtorit ishte decide, se duhet të punojnë të gjithë bashkarisht deri në daljen nga minusi në të cilin ndodhen, çka e bëri njërin nga të punësuarit të pyes se ku kanë përfunduar paratë e kursyera nga shkurtimi i pagave të tyre prej 3000 denarësh si dhe nga mospagesa e kontributeve të punëtorëve në disa vitet e fundit.

Sipas drejtorit, në postën e Maqedonisë nga viti 2018 -2019, rreth 210 punëtorë në bazë të pensionimit apo vetëdëshirës janë larguar nga posta. Sipas tij, posta ka të angazhuar postier me kontratë dhe punëtorë të cilët janë me kontrata në vepër. Postierët me kontratë gjithsej janë 249, të cilët janë të angazhuar në bazë të ligjit për shërbim të komunikacionit postarë të cilët rrogën e tyre deri në 15 mijë denarë, e marrin në bazë të vëllimit të dërgesave që i bëjnë. Drejtori tha se krahasuar me gjendjen e keqe të postës në vitin 2018, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka përmirësim dhe zvogëlim të humbjes për 70 milion denarë.

Në 2016 ka pas 144 punësime, në vitin 2017-18 ka pasur vetëm 9 punësime me vendime pune. Lidhur me kushtet e këqija të punëtorëve, për mungesë të uniformave dhe biçikletave, drejtori thotë se ka probleme me këshillin mbikëqyrës që erdhe pas miratimit të buxhetit nga ana e këshillit drejtues, këshilli mbikëqyrës nuk po e lejon një gjë të tillë. Drejtori nënvizoi se për këtë problematikë e ka informuar edhe qeverinë.

Marketing
Exit mobile version