Sa deputetë ka shumica e re me ASH-në?

Me votimin e 65 deputetëve të sotëm në Kuvendin e Maqedonisës ë Veriut, u konfirmua një shumicë parlamentare e forcuar dhe e shtuar. Këtë e ka bërë të ditur sot partia prijëse e pushtetit LSDM.

Marketing

“Dështuan të gjitha deklaratat e rreme të Hristijan Mickoskit se do të ketë shumicë të re, se qeveria thjesht nuk ra”, tha sot në një konferencë për media deputeti i LSDM-së, Martin Kostovski, përcjell INA.

Deri tani shumica parlamentare me Alternativën si dhe partitë e tjera më të vogla kishte 64 deputetë, andaj siç shihet ka një rritje prej një deputeti.

Ndërsa shumica e re parlamentare me hyrjen e ASH-së do të numëroj 65 deputetë, duke përfshirë edhe 8 deputetët e bashkuar të Aleancës për Shqiptarët, që tashmë janë bërë pjesë e koalicionit qeverisës me LSDM, BDI dhe partitë e tjera më të vogla. Pro shumicës së re pritet të votoj deputeti i pavarur Skender Rexhepi – Zejdi, ndërsa kundër pritet të jenë dy deputetë të BDI-së, Izet Mexhiti, Merita Koxhaxhiku si dhe deputeti i pavarur Kastriot Rexhepi. Kundër do të jetë edhe deputeti i Partisë Demokrate, Pavle Trajanov, që braktisi koalicionin qeverisës me LSDM