Sa është ora në Hënë? Mblidhen ekspertët: Caktohet zona kohore

Ekspertët po përpiqen të zgjidhin një shqetësim të hershëm të tyre: Sa është ora në Hënë?

Marketing

Kjo pyetje mund ta marrë përgjigjen shumë shpejt, pasi organizatat hapësinore po mendojnë t’i japin zonën e tij kohore satelitit të vetëm natyror të Tokës.

Agjensia Europian e Hapësirës, ESA, pohoi se dhjetëra misione hënore, përfshirë ato për ndërtimin e bazave atje lart, janë planifikuar për dekadën e ardhshme.

Diskutimet mes këtyre organizatave rreth zonës kohore të Hënës nisën në muajin nëntor në qendrën e teknologjisë ESTEC, në Holandë. Inxhinieri i sistemit të navigimit të ESA-s, Pietro Giordano shpjegoi se ata kishin rënë dakord për rëndësinë dhe urgjencën e përcaktimit të një kohe të përbashkët hënore, që të pranohet edhe ndërkombëtarisht dhe së cilës mund t’i referohen të gjithë sistemet”.
Tashmë, kemi një përpjekje të përbashkët ndërkombëtare që synon arritjen e këtij objektivi”, u shpreh ai. Deri më tani, çdo mision i ri në Hënë ka operuar me shkallën e tij kohore dhe antenat në hapësirë sinkronizoheshin me kohën në Tokë.

Por duket se dhe për Hënën po shfaqet tani si domosdoshmëri ngritja e infrastrukturës së duhur, ashtu sic kërkojnë sistemet GPS koordinim dhe kohë të saktë në Tokë. Ora në hënë ecën më shpejt se ekuivalentja e saj në Tokë për shkak të fushës më të fortë gravitacionale. Njw nga temat e debatit ndwrkohw wshtw nëse një organizatë e vetme duhet të jetë përgjegjëse për caktimin dhe mirëmbajtjen e kohës hënore dhe nëse ajo duhet të vendoset në baza të pavarura apo të mbahet e sinkronizuar me planetin.