Ballina Lajme Botë Sa i efektshëm është izolimi ndaj KOVID-19, një shembull nga Skandinavia

Sa i efektshëm është izolimi ndaj KOVID-19, një shembull nga Skandinavia

Numri i rasteve me koronavirus në Suedi i ka kaluar 20 mijë ditën e sotme pas raportimit të fundit të shifrave.

Marketing

Në dallim nga shtetet e tjera Suedia zgjodhi të mos ndërmarrë masa bllokuese për pandeminë duke i lejuar baret e hapura dhe duke i besuar sensibilizimit të njerëzve për mbajtjen e distancës dhe qëndrimin në shtëpi.

Vendet skandinave janë të njohura për nivelin e lartë të jetesës por edhe atë të arsimit dhe kualifikimit të popullsisë. Megjithatë ndryshe nga Suedia, Norvegjia dhe Finlanda zgjodhën të ndërmerrnin masa bllokuese.

Koronavirusi u shfaq në Suedi dhe Finlandë pothuajse në të njejtën kohë në Janar ndërsa në Norvegji rasti i parë u regjistrua në 26 shkurt. Megjithatë deri në këtë datë secili vend kishte nga 2 raste të konfimuara.

Deri në 1 prill, numri i rasteve me COVID-19 në Suedi dhe në Norvegji kishte arritur në 4 mijë e 900 raste ndërsa Finlanda rreth 1 mijë e 400 të infektuar. Fillimi i prillit është edhe periudha kur pandemia po prekte majën në shumicën e vendeve europiane dhe cështja më e diskutuar ishte ajo e masave shtrënguese ku përjashtim vazhdonte të bënte Suedia.

Por si është situata sot dhe a rezultoi strategjia suedeze e suksesshme?

Numri i të infektuarve në Suedi është 4 fishuar në krahësim me atë të fillimit të muajit ndërsa në Norvegji janë shtuar vetëm 2 mijë e 600 të prekur. Finlanda numëron 4,700 të prekur por nga këta aktivë janë vetëm 1,900 dhe vendi numëron vetëm 206 humbje jete po aq sa Norvegjia.

Suedia ka dhjetë herë më shumë viktima ndërkohë, 2,462 dhe 16 mijë e 800 raste aktive.

Ndonëse nuk mund të themi se sa e suksesshme do të rezultojë strategjia e Suedisë pasi duhet të presim fundin e pandemisë por shifrat deri tani tregojnë se përhapja dhe pasojat në vend kanë qenë shumë më të mëdha se dy vendet e tjera fqinje.

Marketing
Exit mobile version