Ballina Shëndet & Style Sa mbrojtje iu ofron secila maskë? Këto maska janë më efektive në...

Sa mbrojtje iu ofron secila maskë? Këto maska janë më efektive në mbrojtje kundër Covid-19

Sa mbrojtje iu ofron secili lloj i maskës, dhe cila është zgjedhja më e mirë dhe e sigurt?

Marketing

A ndikojnë maskat në mbrojtje nga Covid-19? Përgjigja është po. Së bashku me distancën sociale, maska është mbrojtja më e mirë që mund të përdorim për momentin, shkruan lajmi.net.

Pastrimi i duarve gjithashtu do të ndihmojë shumë për të ngadalësuar shpërndarjen e virusit. Por pse disa maska nuk u rekomanduan në fillimet e pandemisë?

Epo kjo është sepse ekspertët nuk ishin të sigurt se sa kohë para shfaqjes së simptomave, të infektuarit do të infektonin edhe të tjerat. Gjithashtu nuk dihej a mund të shpërndajnë virusin asimptomatikët.

Të dy grupet mund të shpërndajnë virusin pa e ditur, tani është kuptuar. Por cila maskë është më efektivja?

Maskat kirurgjike bëjnë një punë shumë të mirë, për sa kohë që e mbani gojën dhe hundën të mbuluara mirë.

Këto maska gjithashtu filtrojnë një numër të madh të grimcave nga ajri duke iu mbrojtur edhe nga shpërndarja e virusit edhe nga infektimi me të.

Maskat e bëra nga materiali kanë më shumë efekt në ndalimin e shpërndarjes nëse jeni i infektuar, sesa në mbrojtje nga infektimi, shkruan lajmi.net.

Këto maska janë duke u përdorur më së shumti për momentin dhe janë më ekonomike pasi që mund të lahen dhe ripërdoren, mirëpo ato kanë dobi vetëm kur janë të bëra nga pambuku dhe ka disa shtresa e jo vetëm një.

Maskat më të dobishme janë maskat N95 janë në fakt një lloj respiratori, dhe është më vështirë të gjesh në treg pasi që prodhohen në sasi më të vogla se maskat e tjera, si pasojë e kostos më të lartë të prodhimit.

Këto maska filtrojnë 95% të baktereve më të vogla, duke iu dhënë mbrojtje thuajse të plotë nga virusi. Maskat N95 kanë valvula që do ta bëjnë më të lehtë të merrni frymë përmes tyre, pasi që janë mjaftë të trasha.

Nëse gjeni në treg, kjo është zgjedhja më e mirë për të iu mbrojtur nga virusi.

Marketing
Exit mobile version