Ballina Aktuale Sa pritet të fitojë Shqipëria nga pjesëmarrja në Euro 2024

Sa pritet të fitojë Shqipëria nga pjesëmarrja në Euro 2024

Në emisionin Money në Euronews Albania këtë të shtunë u bë një analizë e kualifikimit të Shqipërisë në Euro 204 dhe përfitimet që vijnë.

Marketing

Shqipëria është në kampionatin Europian, për herë të dytë dhe me kokën lart. Ky është triumfi i një skuadre pa histori në elitat e futbollit, por me ambicjen për tu bërë pjesë e historisë. Ekipi kombëtar është sot një vlerë e shtuar për vendin, tifozerinë, besimin e të rinjve, ekonominë, politikën dhe bizneset. Me këtë skuadër, edhe harta i ka hapur kufijtë, aty ku mbaron Shqipëria e Madhe.

Kur përfaqësuesja jonë e futbollit doli në krye të grupit eliminator, pak kush e besonte këtë renditje. Të paktën, në letër, Çekia dhe Polonia ishin pretendente, ndërsa Moldavia një ekip planprishës, e cila mund t’i hapte punë kujtdo, por kurrësesi të dilte në krye. Po ashtu edhe Ishujt Faroe, ishin aty si për t’i dhënë pikë të gjithë kundërshtarëve dhe për asgjë më shumë.

UEFA pritet të fitojë rreth 2.4 mld euro nga organizmi i kampionatit europian në Gjermani, dhe do të ndajë 331 milionë për 24 ekipet pjesmarrëse. Kombëtaret e kualifikuara, përfshirë edhe Shqipërinë kanë marrë 9.25 milionë euro, ndërsa gjatë fazës së grupeve, çdo fitore do shpërblehet me 1 milion euro, ndërsa barazimi me 500 mijë euro. Për 16 kombëtaret që kalojnë grupet, UEFA do të japë 1.5 milionë euro shpërblim, ndërsa 8 ekipet çerekfinaliste do marrin më tej 2.5 milionë euro. Në gjysmëfinale 4 ekipet do marrin 4 milionë euro dhe finalistet nga 5. Ndërkohë, ekipi që do të ngrejë kupën do të marrë edhe 8 milionë euro të tjera, duke marrë gjithësej për të gjitha ndeshjet, 28 milionë euro./Euronews.al

Exit mobile version