Sa qytetarë të RMV janë evakuuar nga Ukraina? Flet ministri Osmani

Ministri i Punëve të jashtme, Bujar Osmani në paraqitjen para mediave ka deklaruar se nga gjithsej 100 qytetarë, 50 janë tërhequr nga Ukraina.

Marketing

Një familje është rrugës për t’u evakuuar, por nuk tregon vendin se ku gjendet për momentin, pasi siç thotë, do ta rrezikonte sigurinë e tyre.

Situata shkon duke e përkeqësuar, sipas parashikimit të Osmanit.

“Situata do të përkeqësohet më shumë, por do të duhet edhe në atë situatë t’i evakuojmë qytetarët tanë”, tha Osmani.

Marketing