Sa shpesh duhet t’i pastroni çarçafët, batanijet dhe këllëfët e jastëkëve

Besohet se një të tretën e tërë jetës tuaj e shpenzoni në shtrat. E kjo është pikërisht arsyeja se përse duhet të siguroheni se jeni duke fjetur në diçka që përveç se është komode, është gjithashtu e pastër.

Marketing

Ky artikull do t’ju mësojë se sa shpesh duhet t’i pastroni këllëfët e jastëkëve, batanijet dhe çarçafët.

Paraprakisht duhet të shpenzoni se të gjitha këto përmbajnë djersë, vajra të lëkurës, qeliza të vdekura të lëkurës, mikrobe e baktere.
Nëse nuk i pastroni aq shpesh sa duhet, ju mund të përfundoni me akne, acarim të lëkurës dhe infeksione të ndryshme.

Këllëfët e jastëkëve
Këllëfët e jastëkëve shumë lehtë mund të ndoten sepse janë vazhdimisht në kontakt me fytyrën dhe flokët, e që të dyja prodhojnë shumë vajra, baktere e mikrobe.

Është ide e mirë t’i pastroni këllëfët një herë në javë, e posaçërisht nëse jeni të rrezikuar nga aknet.

Përveç se duhet t’i pastroni këllëfët një herë në javë, gjithashtu duhet t’i pastroni edhe jastëkët çdo tre muaj.

Batanijet
Ndryshe nga jastëkët, nuk është nevoja t’i pastroni batanijet në baza javore, ndonëse kjo varet nga ajo se sa shpesh jeni duke i përdorur.
Ekspertët thonë se mjafton t’i pastroni batanijet një herë në muaj apo një herë në dy muaj.

Çarçafët
Me përjashtim të kokës, i tërë trupi juaj është gjithmonë në kontakt me çarçafët e shtratit.

Prandaj është edhe e lehtë që këta çarçafë të mbushen me pluhur e ndotësia tjera. Ekspertët sugjerojnë t’i pastroni çarçafët në baza javore, e posaçërisht nëse djersiteni gjatë natës.

Marketing