Sa shqiptarë jetojnë në Mal të Zi, shpallen rezultatet e regjistrimit të popullsisë

Enti për Statistika MONSTAT prezantoi sot rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Mal të Zi, i cili u zhvillua në fund të vitit të kaluar, shkruan Ulqini Online.

Marketing

Sipas rezultateve, në Mal të Zi jetojnë 633,158 banorë, që është dy për qind më shumë se në vitin 2011.

Sipas përkatësisë etnike gjendja është si më poshtë:

Malazezë: 256436 apo 41,12%;

Serbë: 205370 apo 32,93%;

Boshnjakë: 58956 apo 9,45%;

Shqiptarë: 30978 apo 4,97%;

Rusë: 12824 apo 2,06%;

Muslimanë: 10162 apo 1.63%;

Nuk dëshirojnë të deklarohen: 17907 apo 2.88%;

Ndërsa sa i përket gjuhës amtare me të cilin flasin qytetarët në Mal të Zi, rezulton se gjuhën shqipe e flasin 32725 veta ose 5,25% e popullsisë.

Për gjuhet tjera gjendja është si në vijim:

Gjuha malazeze e flasin: 34,52% e popullsisë;

Gjuhen serbe: 43,18%;

Gjuhën boshnjake: 6,97%;

Gjuhën shqipe: 5,25%;

Gjuhën ruse: 2,36%;

Gjuhën serbokroate: 2,08%

Nuk dëshirojnë të deklarohen: 1,71%;

Regjistrimi në Mal të Zi ishte dashur të mbahej në vitin 2021, por u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Regjistrimi i popullsisë u realizua nga data 3 deri më 28 dhjetor 2023, pasi fillimi i tij u zgjat disa herë për shkak të kërkesave të opozitës dhe këshillave të popujve më pak që të plotësoheshin paraprakisht disa kushte për zbatimin e tij.

Marketing