Këngëtari Sabri Fejzullahu duket se do t’i rikthehet profesionit të dikurshëm, tash 30 vjet më vonë.
“Pas 30 viteve, më kthehu prapë në aktrim miku im, aktori më i madh dhe më i njohur në Evropën Juglindore, Ilir Tafa. Me Ilirin e Shkumbinin”, është shprehur Fejzullahu në Instagram.
Fejzullahu ka luajtur në seriale të njohura si “Kur pranvera vonohet”, “Autobusi”, komedinë “Qesh e ngjesh” me Xhevat Qenën, Leze Qenën, Ali Ahmetin dhe Adem Mikullovcin e shumë të tjerë.