Ballina Sport Salah drejt Arabisë, përgjigjet menaxheri i tij

Salah drejt Arabisë, përgjigjet menaxheri i tij

Mohamed Salah nuk do vazhdojë karrierën në Lindjen e Mesme.
Klubet arabe janë bërë të pandalshme këtë merkato.

Marketing

Ata kanë marrë në radhët e tyre shumë yje të futbollit evropianë, teksa së fundmi u raportua që synon afrimin e Salah.

Por, një lëvizje të tij drejt Lindjes së Mesme e ka mohuar menaxheri i tij.

Gjithnjë sipas Ramy Abbas egjiptiani është i përkushtuar ndaj Liverpoolit.

“Nëse do të mendonim të largoheshim nga Liverpool këtë vit, nuk do ta rinovonim kontratën me klubin verën e kaluar”, tha fillimisht ai.

“Mohamed mbetet i përkushtuar ndaj Liverpoolit”, përfundoi agjenti.

Al Ittihad u raportua që po ofronte shuma të majme për sulmuesin e ‘Reds’.

Marketing
Exit mobile version