Sali: Kam kërkuar inspektim të jashtëzakonshëm për spitalin “Zhan Mitrev”

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali njoftoi për të gjitha hapat që ka ndërmarr dikasteri që ai drejton lidhur me rastin “Zhan Mitrev”. Ai tha se është në kontakt me gjithë institucionet kompetente dhe se ai si ministër dhe dikasteri që ai drejton nuk kanë asgjë për të fshehur dhe se çdo gjë do të jetë transparente, sapo të vijnë raportet nga institucionet relevante, për të parë nëse ka pasur parregullësi gjatë trajtimit të pacientëve me Covid në Klinikën Zhan Mitrev.

Marketing

“I dërguam një letër Inspektoratit shtetëror sanitar shëndetësor për të kryer menjëherë një kontroll të jashtëzakonshëm në spital. Kam kërkuar informacion nga inspektorati nëse janë kryer inspektime të rregullta dhe të jashtëzakonshme në tre vitet e fundit dhe cilat janë rezultatet. Agjencia e Barnave Malmede ka nisur një mbikëqyrje të jashtëzakonshme në lidhje me respektimin apo jo të procedurës për provë klinike të hemofiltrimit si metodë e trajtimit të Covid-19. Sipas informacioneve fillestare nuk është respektuar, por le të konstatojmë gjendjen aktuale në klinikë dhe këtë konstatim do ta marrim gjatë ditës së nesërme. Procedura e tretë është zbatimi i mbikëqyrjes së kërkuar profesionale në trajtimin e pacientëve në spitalin klinik “Zhan Mitrev”. Qëllimi i raportit do të jetë konstatimi i situatës dhe do ta dorëzoj tek institucionet kompetente. Përshëndes procedurën e Prokurorisë për ngritjen e procedurës dhe Ministria e Shëndetësisë do të jetë e gatshme për bashkëpunim.”, tha Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali.