Deputeti i PD-së Ervin Salianji u shpreh se Basha është i pari që do të fitojë PD-ja se bëhet kryeministër.
Salianji: Nuk e kuptoj gjithë këtë zhurmën që e ushqen Rama dhe që qenka një njeri që bën një marrëveshje, por nuk është vetë kryeministër. Basha është i pari që do të fitojë PD-ja se bëhet kryeministër. Kjo që është pa sens logjik.
Një marrëveshje mes PD-së dhe PS-së ka zero mundësi. Negociata me BE-në hapen në bazë të kritereve të matshme, jo se biem dakord ne. Se kështu do të ishin hapur dyer, uleshim ne aty dhe vazhdonin ato. Në fakt duhen institucione dhe ndëshkueshmëri të krimit. Ne nuk kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme, por farsa politike. Nuk ka qeveri të gjerë dhe me Edi Ramën.