Ballina Aktuale Salih Mustafa shpallet fajtor për krime lufte, dënohet me 26 vjet burgim...

Salih Mustafa shpallet fajtor për krime lufte, dënohet me 26 vjet burgim nga Specialja

Gjykata Speciale ka shpallur aktgjykimin lidhur me rastin e Sali Mustafës.

Marketing

Sali Mustafa është dënuar me 26 vjet burgim, në të cilën llogaritet koha e kaluar në paraburgim, shkruan Reporteri.net.

Ai është shpallur fajtor për akuzat për torturë, ndalim, arbitrar dhe vrasje e paligjshme, ndërkaq është shpallur i pafajshëm në akuzën për trajtim mizor.

“Në emër të popullit të Kosovës, për arsyet e shtjelluara në aktgjykim dhe duke marrë parasysh të gjitha provat, trupi gjykuese ju shpall ju fajtor, për pikën 3 torturë si krim lufte, pikën 1 ndalim arbitrar si krim lufte. Për pikën 4 vrasje e paligjshme si krim lufte. Trupi gjykues ju shpall të pafajshëm për trajtim mizor si krim lufte”, tha kryegjykatësja.

Më 24 shtator 2020, Salih Mustafa u arrestua dhe u transferua në objektin e paraburgimit të DHSK-së. Më 28 shtator 2020, bëri paraqitjen e parë para Gjykatësit të Procedurës Paraprake, Nikola Giju. Në paraqitjen e mëtejshme më 28 tetor 2020, Mustafa u vetëdeklarua i pafajshëm në lidhje me të gjitha akuzat e paraqitura në aktakuzë.

Marketing
Exit mobile version