Ballina Aktuale Salihu: A ishte koalicionimi i djeshëm paksa i ngutur?

Salihu: A ishte koalicionimi i djeshëm paksa i ngutur?

Shkruan: Valon Salihu

Marketing

Po e kuptoj deshirën e opozitës shqipëtare për ta rrëzuar BDI-në prej qeverisë me çdo kusht, por një gjë që nuk po e kuptoj është strategjia afatgjate për ta mbajt këtë BDI, ende të fortë, në opozitë.

Partitë e Kasamit, Taravarit dhe Gashit, me votat momentale, edhe numrin aktual të deputetëve e kanë të rrezikuar. Rritja e deputetëve të këtij blloku, në këso rrethana sinqerisht po me duket absurd. Shtrohet pyetja, a ja vlen të vëndosh veten në këtë pozitë për Zhelinën, të cilën ndoshta edhe mund ta fitojnë gjatë rivotimit? Mos të harrojmë se deri në zgjedhjet e rradhës partitë e Kasamit, Afrimit dhe Taravarit do duhet të qeverisin me dy opcionet më anti-shqiptare dhe anti-Europiane që ky vend ndonjëherë ka pas.

Qeverisja e BDI-së me VMRO-në e Gruevskit rezultoi me humbje drastike të elektoratit të tyre në zgjedhjet e vitit 2016, elektorat që edhe sot e kanë rëndë për ta kthyer. Si duket kjo BDI mori mësim nga ky koalicion dhe këmbëngulja e tyre për koalicionimit me SDSM-në vjen si rezultat i këtij leksioni.

Ajo që mbetet të shohim është se a do të jetë koalicionimi i djeshëm, paksa i ngutur, shkak që ndonjëra nga këto parti të shkojë drejt kapitulimit dhe ndonjëri nga këta liderë të mbarojë me karierën politike?

Exit mobile version