Saliu: në këtë fazë do të ketë punësime masive për shqiptarët

Deputetja e koalicionit VLEN nga radhët e Alternativës, Imërlije Saliu, në intervistë për Alsat tha se kjo është faza kur do të fillojnë me punësimin e një numri të madh të shqiptarëve, dhe sipas Saliu çështja e punësimeve në baza etnike është çështje e definuar me marrëveshje politike.

Marketing

“Ne dihet që po qeverisim duke marrë për bazë një marrëveshje politike si partner koalicioni. Prandaj, faza në vijim do të jetë koha kur do të punësohen numër i madh i shqiptarëve mbi parimin e meritokracisë. Ne si VLEN mbajmë llogari për çdo proces që po zhvillohet në vend”, tha deputetja e koalicionit VLEN, Imërlije Saliu.

Ajo shtoi tutje se edhe në mungesë të Ligjit adekuat VLEN nuk do të qëndrojë duarkryq.

“Ne jemi të vetëdijshëm dhe nuk nënkupton se në mungesë të Ligjit adekuat ne do të qëndrojmë duarkryq dhe se punët të shkojnë sido, përkundrazi ne kemi marrëveshje politike përmes të cilës kujdesemi për punësim në gjitha institucionet e vendit”, përfundoi deputetja Saliu.