​Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, Rama: Ngjarje historike

Tirana do të presë më 6 dhjetor liderët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor.

Marketing

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një foto të logos së takimit të samitit në rrjetin social Facebook, teksa shpreh kënaqësinë që samiti BE-Ballkani Perëndimor do të mbahet në Shqipëri.

Teksa e konsideron si një ngjarje historike, kreu i qeverisë shkruan se shqiptarët e shohin të ardhmen në familjen e madhe evropiane.

“Mirëmëngjesi dhe me kënaqësinë e vendit mikpritës për herë të parë të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, një ngjarje historike, me respektin për ne që të ardhmen e shohim në familjen e madhe europiane, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Samiti është pjesë e zbatimit të Agjendës Strategjike të Këshillit Evropian 2019-2024, si dhe konsiderohet një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë kyçe të partneritetit strategjik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, një rajon me një perspektivë të qartë drejt BE-së.