San Francisco po ballafaqohet me diçka më të rëndë se coronavirusi – mbidozimi problem serioz

Në San Francisco, zyrtarët shëndetësorë po ballafaqohen me një krizë më të rëndë sesa ajo e pandemisë së coronavirusit: çdo herë e më shumë ka pasur raste të vdekjeve nga mbidozimi gjatë vitit të kaluar, që tregon të gjitha nuancat e rritjes edhe më të madhe gjatë këtij viti.

Gjatë vitit të kaluar, 713 persona kanë vdekur nga mbidozimi me drogë, shkruan New York Times. E kjo media amerikane ka zbuluar që përqindja e mbidozimit në San Francisco është më e madhe sesa në West Virginia, vend ky me përqindjen më të lartë të vdekjeve në SHBA.

Marketing

Sipas SFGate, ky vit do të mund të ishte edhe më vdekjeprurës. Duke u thirrur në të dhënat e zyrës se qendrës kryesore medicinale për hulumtime, SFGate ka njoftuar se gjatë dy muajve të parë të këtij viti, në San Francisco janë shënuar 135 raste të vdekjeve nga mbidozimi.

E gjatë dy muajve të parë të vitit të kaluar, 81 persona kishin humbur jetën si rezultat i konsumimit të lëndëve të ndryshme narkotike.

Çdo vit në këtë qytet po rritet numri i vdekjeve nga mbidozimi. Në vitin 2019 mbidozimi ia mori jetën 441 persona, që i bie 70 për qind më shumë krahasuar me vitin 2018.

“Më siguri mund t’ju them se ajo çfarë po bëjmë nuk po funksionon dhe se çdo ditë po bëhet situata më e rëndë. Më ofrojnë drogë çdo herë kur dalë. E pabesueshme është”, ka thënë Matt Haney, anëtar i këshillit të qytetit.

Në raportin e New York Times, citohet një narkoman i identifikuar si Amber Nery, i cili ka thënë se mbidozimet janë bërë të zakonshme dhe se njerëzit më parë thoshin: “Largoni gjilpërat! Po vie policia. Por ata më nuk po i ndalojnë”.

New York Times, gjithashtu ka bërë të ditur që policia kur patrullonte rrugëve në qendër të qytetit me “mirësjellje luste Neryn dhe përdoruesit e tjerë, kryesisht të pastrehët, që të zhvendosen në pjesën tjetër të rrugës”.

Në anën tjetër, epidemiologu Dr. Alex King, ka vlerësuar se rreth 80 për qind e përdoruesve të drogës në këtë qytet janë të pastrehët.

“Nuk mund ta ndani krizën e vdekjeve nga mbidozmi me atë të strehimit. Ato janë plotësisht të lidhura me njëra-tjetrën”, ka shtuar King për New York Times.

Por autoritetet e qytetit po udhëheqin projektin e preventivës dhe edukimit lidhur me mbidozimin me drogë, që vitin e kaluar njoftoi se ishin raportuar mbi 50 mijë doza të naloksonit që përdoret për parandalimin e mbidozimeve fatale, ka bërë të ditur menaxherja e projektit Christen Marshall.

“Nëse e ndani atë që dikush tjetër dëshiron ta përdor, është tragjike dhe e palogjikshme”, ka thënë Marshall.

Por ajo konsideron se zbulimi i rrjetit të problemit është gjetja e arsyes që i shtynë ata ta bëjnë një gjë të tillë.

“Po flasim për rrënjë më të thella të probleme më të mëdha – varfërisë, zhvendosje dhe racizmi institucional. Përveç këtyre, edhe oferta e barnave është problematike. E varfëria në të cilën jetojnë njerëzit nëpër strehimore, i detyron që të vendosin për një jetë të tillë”, ka shtuar ajo.