Sanders mbështet Biden: Trump duhet mundur

Bernie Sanders ka dalë në mbështetje të presidentit amerikan, Joe Biden.

Marketing

Përmes një video-mesazhi të publikuar nga llogaria e Biden në rrjetet sociale, Sanders shfaqet me një fjalim ku shprehet se Donald Trump duhet mundur.

“Mund të keni mospajtime me Presidentin Biden. Edhe unë kam. Por nëse besoni në demokraci, nëse besoni në drejtësi, nëse besoni te njerëzit punëtorë, te të drejtat e tyre dhe të drejtat e grave, Donald Trump duhet mundur dhe presidenti Biden duhet të rizgjidhet në nëntor” ishte mesazhi i Sanders.

Ndërkaq Biden u shpreh krenar që ka mbështetjen e Sanders dhe ripërsëriti se Trump duhet mundur.

“Jam krenar që kam mbështetjen tuaj, Bernie Sanders. E drejta e Bernie – nga të drejtat e punëtorëve te të drejtat e grave, të gjitha janë në linjë në nëntor. Ne duhet të mposhtim Donald Trump”, shkruan Biden krahas videos në Instagram./abcnews.al

Marketing