Sanksionet e reja të BE/ Von der Leyen: Kremlini do paguajë për përshkallëzimin e luftës

Presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen ka propozuar një paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë.

Marketing

Sipas Von der Leyen kjo paketë e re snksionesh do ta bëjë Kremlinin të pëtballet pasojat për përshkallëzimin e luftës në Ukrainë me ato që ajo i quajti vota aneksimi “të rreme” në territorin e pushtuar.

“Ne nuk pranojmë referendumet e rreme dhe çdo lloj aneksimi në Ukrainë dhe jemi të vendosur të bëjmë Kremlinin të paguajë për këtë përshkallëzim të mëtejshëm”, tha Ursula von der Leyen.

Paketa e tetë e propozuar e sanksioneve përfshin ndalime të mëtejshme të importit të produkteve ruse, që pritet të privojë Moskën nga shtatë miliardë euro shtesë (6.7 miliardë dollarë) të ardhura dhe më shumë ndalime të eksportit për teknologjinë kryesore të përdorur për ushtrinë, si artikujt e aviacionit, komponentët elektronikë dhe , substanca kimike specifike, njoftoi von der Leyen.

Përtej kësaj, paketa e sanksioneve do të vendosë bazën ligjore për një kufi të çmimit të naftës dhe do të ndalojë qytetarët e BE-së të ulen në organet drejtuese të kompanive shtetërore ruse, tha Von der Leyen./