Ballina Lajme Maqedoni Sanksionohen 152 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

Sanksionohen 152 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

Policia në kontroll të përforcuar në territorin e tërë shtetit për sankisonimin e automjeteve të cilat lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, dje ka sanksionuar 152 shoferë, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Marketing

“Prej tyre, gjashtë automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuara, ndërsa një ka lëvizur me shpejtësi 70 kilometra në orë më shumë se që është lejuar. Me këtë rast, 57 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të banuara, ndërsa 95 jashtë vendbanimeve”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Prej aty informojnë se vazhdojnë aksionet e përforcuara edhe gjatë ditëve të ardhshme dhe apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’i respketojnë rregullat në komunikacion për rrugë më të sigurta.

Exit mobile version