Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Shkupit janë regjistruar 191 shkelje në trafik, mes tyre 41 për tejkalim të shpejtësisë,11 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 4 për vozitës fillestar.
Nga MPB-ja njoftojnë se janë shqiptuar edhe 10 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 5 për kalim në të kuqe në semafor, 3 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 68 për parkim të parregullt.