Sanksionohen 272 shoferë në Shkup, shumica prej tyre për tejkalim të shpejtësisë

Në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 272 gjoba, prej të cilave 63 për shkelje për tejkalim të shpejtësisë së lejuar të lëvizjes.

Marketing

Nga MPB sot kumtuan se në suaza të kontrolleve të përforcuara në komunikacion janë shqiptuar 15 masa për automjete të parregullta teknike, 20 për vozitje pa patentë shoferi dhe masa për dy motoçiklistë.

“Janë shqiptuar 87 masa për parkim të parregullt, 79 automjete janë mënjanuar me “karrotrec”, ndërsa janë shqiptuar 22 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse”, citohet në kumtesë.

Kontrollet e përforcuara të komunikacionit vazhdojnë edhe në ditët në vijim, potencojnë nga MPB dhe apelojnë deri te qytetarët t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit për ta rritur sigurinë në komunikacion.